Shpërndante drogë në shkolla, vihet në pranga 22-vjeçari

Shpërndante drogë në shkolla, vihet në pranga 22-vjeçari

Një i ri u vu në pranga nga policia e Dibrës për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Jorgen Muça, 22 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga policia që prej datës 10 tetor, pasi dyshohej se kultivonte dhe shpërndante drogë.

Policia ka rënë në gjurmët e 22-vjeçarit pas informacioneve që ka marrë në rrugë operative se ai kultivonte kanabis.

Gjatë një kontrolli të kryer në shtëpinë e të dyshuarit policia ka sekuestruar 400 gramë lëndë narkotike, një bimë narkotike të rritur në oborrin e shtëpisë dhe qese farmaceutike të cilat përdoreshin për të shpërndarë drogën.

Ai e shpërndante drogën në doza të vogla në lokale nate dhe në ambiente përreth shkollave.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy