Elbasan, një person i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

Elbasan, një person i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

Një person në Elbasan i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke u hedhur nga pallati ku banonte.

Ngjarja e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të shtune rreth orës 10:40, në lagjen "Visarion Xhuvani", ku shtetasi A.Sh., 64 vjeç, banues në Elbasan, është vetëhedhur nga tarraca e pallatit ku banonte.

Sipas burimeve policore bëhet me dije se 64-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Menjëherë pas aktit të rëndë ai është dërguar me urgjencë në spital ku edhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy