Vritet roja i sigurisë së Top Channel/ Rama e Begaj: Organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt

Vritet roja i sigurisë së Top Channel/ Rama e Begaj: Organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për ngjarjen e djeshme ku të shtëna me armë u dëgjuan drejt Top Channel, e ku për pasojë humbi jetën roja i objektit.

 Rama thotë se ky agresion kriminal kërkon një përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese.

Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese!

Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues.

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar poashtu për ngjarjen e rëndë të ndodhur pas mesnatës pasi humbi jetën roja i sigurisë së Top Channel.

Presidenti Begaj kërkon që ngjarja të zbardhet sa më shpejt.

Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.

Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy