Dy të vdekur nga aksidentet rrugore (VIDEO)

Dy të vdekur nga aksidentet rrugore (VIDEO)

Përgjatë 24 orëve të fundit 2 persona humbën jetën si pasojë e aksidenteve rrugore. Në Lushnjë ndodhi një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 25-vjeçari. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur te “Rruga e Gurores”, ku Zyber Gorovelli, 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, me targë AA 586 OY, ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën.

Ndërkaq, një shqiptare 38 vjeçe është viktima e një aksidenti në Brescia, Itali. Sipas mediave italiane, gruaja ka qenë këmbësore, kur është goditur nga një automjet që është larguar me shpejtësi. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Merler”, një rrugë që zbret për në qendër të qytetit, në lokalitetin Castello.

Gruaja, nënë e pesë fëmijëve, është dërguar në spital, ku ka ndërruar jetë pak orë më vonë. Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe pas vëzhgimit të kamerave të rrugës ka arritur të identifikojë autorin, të cilin e ka vënë në pranga disa orë pas ngjarjes.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy