
Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi duke drejtuar mjetin në aksin rrugor Vlorë-Orikum ka aksidentuar një këmbësore.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se këmbësorja e identifikuar me inicialet A.S ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



