
Një 70-vjeçar është mbytur pasditen e sotme në plazhin e Tales në Lezhë. Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet P. Gj.
“Më datë 13.08.2021, rreth orës 17:50, në plazhin e Tales, Lezhë, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi P.Gj., 70 vjeç”, njofton policia.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



