Shpërdoruan të dhënat e TIMS, gjykata jep masat për 10 efektivët e policisë

Shpërdoruan të dhënat e TIMS, gjykata jep masat për 10 efektivët e policisë

Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg vetëm efektivin e patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit 1 në kryeqytet, Durim Murja, ndërsa në arrest shtëpie është lënë Jashar Shehu dhe Arjan Balla, të dy efektivë të patrullës në të njëjtin komisariat.

Ndërsa për Shefin e Komisariatit të Korçës, Krenar Gjokutaj, gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë ndaj Matilda Hamollari, Petro Fraholli, Genci Hysi, Çlirim Akrobati, Kamber Kllogjeri dhe Klemend Pikuli, ky i fundit shef qarkullimi në Policinë e Korçës, u dha “pezullim nga detyra”, dhe “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Sipas prokurorisë, për zyrtarët e policisë janë administruar prova dhe fakte të cilat i implikojnë në veprimtari të kundraligjshme gjatë përmbushjes së detyrave funksionale.

Konkretisht, këta punonjës policie, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kohë dhe episode të ndryshme, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shfrytëzuar aksesin në sistemet dhe regjistrat e Policisë për sigurimin e të dhënave personale të shtetasve pa autorizim.

Gjithashtu, ata dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar persona të ndryshëm, në disa raste duke raportuar të dhëna të pavërteta, për mosndëshkimin e tyre me masat administrative përkatëse sipas Kodit Rrugor dhe Aktit Normativ për masat anticovid.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy