Autoritetet doganore kanë bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës një sasi të konsiderueshme produktesh ushqimore që tentonin të futeshin në vend pa dokumentacionin përkatës.
Gjatë një kontrolli nga Drejtoria e Antikontrabandës, rreth 1.5 tonë çokollata u ndaluan gjatë kontrolleve të kryera nga shërbimet doganore. Produktet dyshohet se po transportoheshin pa dokumentacionin e nevojshëm për import dhe pa përmbushur procedurat ligjore.
Pas kontrollit të plotë të mjetit, autoritetet konstatuan se ngarkesa përbëhej nga 566 kuti me çokollata, me një peshë totale prej rreth 1,500 kilogramësh, të cilat dyshohet se do të hidhen në tregun vendas në mënyrë të paligjshme.
Sipas doganës, malli është sekuestruar ndërsa strukturat hetimore doganore kanë nisur procedurat përkatëse për ndjekje penale në organet kompetente.



