KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Hektor Sinanaj

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Hektor Sinanaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të gjyqtarit tw Vlorës, Hektor Sinanaj.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Sinanaj u realizua nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Pamela Qirkon. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Marie Tuma.

Sinanaj u pyet në një seancë dëgjimore më datë 11 mars, ku dha shpjegime të përmbledhura për të ardhurat dhe bilancin negativ në vlerë të madhe si dhe për konstatimet për konflikt interesi.

Balancë negative ka rezultuar edhe për një njësi shtesë kati, e legalizuar; për rikonstruksionin e një shtëpie të trashëguar nga nëna; për blerjen e një automjeti të llojit "Benz" në vitin 2005 për çmimin 500 mijë lekë; për blerjen e një makine tjetër në 2013-ën për shumën 3500 euro; për krijimin e disa depozitave dhe gjendjen cash.

Ai vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.

 Hektor Sinanaj e filloi karrierën si avokat në vitin 1992 dhe u emërua gjyqtar në vitin 2000, ku ishte i angazhuar prej dy dekadash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy