“Dragon Ball” është operacioni i finalizuar së fundmi nga Garda Civile në bashkëpunim me karabinierët dhe Guardia di Finanza, me mbështetjen e DIA-s. Operacioni raportohet se është kryer në dy faza, ndërsa kanë marrë pjesë 400 agjentë të Gardës Civile në Ibiza, Malaga, Barcelona dhe Tenerife.
Njësitë policore kanë ndërhyrë me drone dhe pajisje të sofistikuara, ndërsa kanë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, armë zjarri, sasi të mëdha parash dhe dokumente që mund të lidhen me pastrim parash nga veprimtari kriminale.
Objektivi i këtij operacioni kanë qenë dy organizata kriminale, njëra me origjinë italiane dhe tjetra me origjinë shqiptare , me bazë në ishullin Ibiza dhe me degë në zona të tjera të Spanjës dhe jashtë saj.



