Plagosja e 17-vjeçarit në Fier/ Bregu: Ngjarje të përsëritura. Një Polici Kibernetike do të mbante nën vëzhgim rrjetet sociale

Plagosja e 17-vjeçarit në Fier/ Bregu: Ngjarje të përsëritura. Një Polici Kibernetike do të mbante nën vëzhgim rrjetet sociale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë të mesme në Fier, ku dy adoleshentë janë përfshirë në një sherr të çastit.

Si pasojë, njëri prej tyre ka përfunduar në spital pasi është goditur me thikë. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pas një postimi në rrjetin social snapchatt.

Gazetari Sokol Bregu, thotë në “MCN live,” se mungesa e një policie Kibernetike në Shqipëri do të mbante nën vëzhgim rrjetet sociale të fëmijëve të cilët kërcënojmë me përdorim thikash.

Histori të tilla në i përmendim sot se jemi ende të shokuar nga ajo që ndodhi me 14 vjeçarin te shkolla ‘Fan Noli’, por unë e ngrita zërin se ishin 28 raste me thike në këtë lloj forme. E kur vëmendja shoqërore është se raste te tilla, te krimi i organizuar, çfarë ndodh në Shqipëri, të rinjtë kanë filluar të armatosen dhe aty në forma të ndryshme, nuk kanë arme por thika dhe ato po bëjnë kërdinë.

Pas historisë së Martinit, nga 28 raste u shtuan edhe 4-5 të tjera në vazhdimësi, të cilat mblidhen dhe përfundojnë në një tragjedi të re.

Kjo nuk është një histori që ne të na çoj në mbylljen e tikTikut. Ne nuk mund të kontrollojmë fëmijët se është cenim i privatësisë.

Po të kishim ne një policie kibernetike ai që poston me thika në rrjete sociale do njihej që dikush në rrjetin e tij, 15 vjeç por thotë kam një thike dhe do vras nesër, dhe çfarë na duhej kjo histori, jo të kemi një detektor, jo një oficer policie nesër, por duhet kontroll polici kibernetike që të jenë në vëzhgimin e tyre në këtë moshë të caktuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy