“AKSHI”, Cakrani: Kryeministri është në hall (VIDEO)

“AKSHI”, Cakrani: Kryeministri është në hall (VIDEO)

Avokati Kujtim Cakrani, duke komentuar çështjen nën hetim të AKSHI-t thotë se Kryeministri është në hall dhe për këtë arsye ka nisur të bëjë avokatinë.

 

Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se Kryeministri duhet të ketë një arsye pse flet tani dhe po përdor çdo lloj populizmi për të shpëtuar nga halli që e ka zënë.

 

Kryeministri është në hall dhe njeriu kur është në hall do japë përgjigje dhe të papërgjegjshme. Kur kanë ndodhur raste të mëparshme, Kryeministri ka thënë se do lerë drejtësinë të veprojë dhe nuk komentojë vendime gjykatash. Por kohët e fundit zoti Rama e ka kthyer qeverinë në zyrë avokatie, ai po mbron gjithë enturazhin e tij që i ka zgjedhur vetë në poste drejtuese. 

 

Kryeministri nuk është koherent me ato që thotë dhe ato që bën. Kryeministri është në hall dhe duhet t’i qajmë hallin. Ai është përgjegjësi kryesor për gjithë këta persona nën hetim. Kryeministrin duhet ta shikojmë me një keqardhje, por padyshim ai ka hallin e vetë dhe jo hallin e tyre se në ato përgjime dhe telefonata, Kryeministri del dhe vetë. Kryeministri do dalë dhe do e mbrojë veten e vetë.

 

Kryeministri tha dje se unë do rri me kë të dua unë dhe nuk i jap njeriu llogari. Kryeministri tha se kjo zonja Karçanaj po jeton në shtëpi me qira, por Kryeministri duke thënë këtë e mbrojti. Kryeministri duhet të ketë një arsye pse flet tani, nuk është i besueshëm. Kryeministri po përdor çdo lloj populizmi për të shpëtuar nga halli që e ka zënë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy