Analistja Anduena Llabani tha në MCN Live se ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj mund të shtohen dy akuza të reja, ajo e mashtrimit dhe e kërcënimit ndaj prokurorit të çështjes Olsi Dado.
“Do rëndojnë edhe akuza të tjera ajo e mashtrimit dhe ajo e kërcënimit. Gjuha që përdor z.Veliaj ndaj prokurorit Olsi Dado, që shihet si kandidat i mundshëm potencial për kreun e SPAK-ut, nëse Altin Dumanit s’i rinovohet e drejta për të kandiduar, Olsi Dado është kandidati më i mundshëm. Olsi Dado mund të jetë edhe më i ashpër se Dumani, edhe pse Dumani e ka krijuar standardin. Lufta ndaj korrupsionit në nivel zyrtarësh të lartë do jetë edhe më e madhe. Unë e shoh që Dado do t’i shkojë deri në fund kësaj gjëje, edhe pse mund të njihemi me akuza të renda për Veliajn. Gjuha duhet të jetë më ligjore, më e fisme, më e azhornuar. Nëse do kemi rëndim të pozitave të tij, me këto dy faktorë të rinj, sepse ajo s’është e vërtetë që Olsi Dado i është drejtuar me fjalën ‘ndyrësirë’ ”.



