I riu në Dibër godet kunatën dhe kanos vëllanë, policia parandalon përshkallëzimin e konfliktit

I riu në Dibër godet kunatën dhe kanos vëllanë, policia parandalon përshkallëzimin e konfliktit

Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti në familje në Dibër, duke vënë në pranga 24-vjeçarin, i cili gjatë konfliktit kanosi dhe goditi me sende të forta kunatën e vëllait dhe dëmtoi me sende të forta automjetin e bashkëshortit të saj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Ushtelenxë, po ndodhte një konflikt mes dy vëllezërve dhe dy shtetasve të tjerë, kanë ndërhyrë në kohë, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.  

Falë ndërhyrjes në kohë nga policia, u kap dhe u arrestua shtetasi A. Gj., 24 vjeç, banues në Dibër, i cili për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka kanosur vëllanë e tij, shtetasin R. Gj.

Gjithashtu, gjatë konfliktit, shtetasi A. Gj., ka goditur me sende të forta, shtetasen A. N., ka kanosur shtetasin S. N., bashkëshorti i shtetases A. N., si dhe ka dëmtuar automjetin e tij. 

Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 60 vjeç, i cili në tentativë për të shmangur arrestimin e djalit të tij, ka dëmtuar me mjete të forta automjetin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy