Sekuestro e pasurive të Llallës, Gjykata e Posaçme ia kalon Gjykatës së Tiranës

Sekuestro e pasurive të Llallës, Gjykata e Posaçme ia kalon Gjykatës së Tiranës

Çështja e sekuestros së pasurive të ish-kryeprokurorit Llalla i ka kaluar për gjykim Gjykatës së Tiranës. Gjykata e Posaçme ka shpallur moskompetencën, duke u shprehur se vepra penale për të cilën akuzohet ish- prokurori i Përgjithshëm në bazë të ligjit Antimafia duhet të shqyrtohet nga Gjykata e Tiranës.

Adriatik Llalla u akuzua për fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe pastrim parash. Hetimi ndaj tij ka nisur fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018. Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”.

Por më pas, dosja i kaloi Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Në korrik 2018, kjo gjykatë vendosi sekuestro mbi pronat e ish-prokurorit të Përgjithshëm.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy