Vodhi një makinë në Fier, ndalohet 14-vjeçari, autor edhe i 3 vjedhjeve të tjera

Vodhi një makinë në Fier, ndalohet 14-vjeçari, autor edhe i 3 vjedhjeve të tjera

Një 14-vjecar është ndaluar nga policia pasi është kapur në flagrancë me një automjet të vjedhur.

Policia e Fierit sapo është njoftuar për vjedhjen e një automjeti, në lagjen “11-janari”, kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur ndalimin e autorit të këtij rasti, një 14-vjeçar, i cili u kap në flagrancë, ndërkohë që po largohej me automjetin që kishte vjedhur.

Në vijim, nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se ky shtetas, në bashkëpunim me 2 të mitur të tjerë (të proceduar penalisht më parë, në gjendje të lirë), ka vjedhur gjatë periudhës gusht-shtator 2023, dhe 3 automjete.

Me cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 automjetet e vjedhura. Veprimet procedurale me 14-vjeçarin janë kryer në prani të avokatit, psikologut, punonjëses së NJMF-së dhe kujdestarit ligjor të 14-vjeçarit.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy