Gjendet një pistoletë dhe sasi municioni luftarak në Vorë

Gjendet një pistoletë dhe sasi municioni luftarak në Vorë

Policia e Rinasit ka gjetur dhe sekuestruar një pistolete me krehër dhe fishek. Pistoleta është e tipit “Zastava” e pajisur me krehër dhe fishek dhe me numër të rregullt.

Ditën e djeshme gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e policisë kanë gjetur të fshehur pranë serave të fshatit Berxullë, bashkia Vorë një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municione luftarake të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Arma e zjarrit është sekuestruar nga ana e policisë dhe është dërguar në laborator për ekzaminime të mëtejshme për të parë nëse rezulton e regjistruar apo nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

Punohet për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorit në lidhje me këtë ngjarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy