Gara shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë, policia procedon 5 shoferë

Gara shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë, policia procedon 5 shoferë

Nisur nga shqetësimet e përsëritura të qytetareve, për zhurmat shqetësuese dhe garat e shpejtësisë në orët e vona të darkës në rrugën “Migjeni”, Policia Rrugore e Tiranës ka organizuar kontrolle të befasishme të alternuara edhe me mjete te pauniformuara me qëllim identifikimin e mjeteve që ishin kthyer në shqetësim dhe rrezik serioz për banorët pranë rrugës “Migjeni”.

Nga kontrollet policore, ditët e fundit janë konstatuar dhe proceduar 5 mjete të ndryshme për gara shpejtësie dhe zhurma shqetësuese, nga të cilat dy motomjete, njëri prej të cilëve shfaqet në pamjet e adresuara nga qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale duke bërë gara shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në orët e vona në rrugën “Migjeni”.

Policia e Shtetit është e vendosur dhe e angazhuar tërësisht për të krijuar një ambient social të sigurt si dhe gjen mundësinë edhe njëherë të falenderojë qytetarët për besimin dhe denoncimet e shumta të adresuara në lidhje me rastet e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe të çdo paligjshmërie tjetër që konstatohet.

Gjithashtu Policia e Shtetit apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor duke mbrojtur jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy