Ndryshimet në ligj/ Burrat që dhunojnë gratë do të largohen nga shtëpia

Ndryshimet në ligj/ Burrat që dhunojnë gratë do të largohen nga shtëpia

Burrat dhunues do të dëbohen menjëherë nga banesa duke filluar që nga data 18 nëntor 2020. Ndryshimet e fundit ligjore, të miratuara nga Parlamenti në datën 15 tetor 2020, janë botuar në Fletoren Zyrtare.

Ato parashikojnë largimin e menjëhershëm të dhunuesit nga banesa, një vendim që e merr gjykata pas ankesës së palës paditëse. Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur dhunesi është i mitur, i moshuar apo person me aftësi të kufizuara, nevoja që gjykata i merr në konsideratë në varësi të rastit.

Ndryshimet në ligj parashikojnë edhe angazhimin e detyrueshëm të burrit/ prindit dhunues në programe rehabilitimi psiko-social dhe të aftësimit prindëror. Në lidhje me ecurinë e tyre në këto programe, përgjegjësit raportojnë te koordinatori vendor.   

Qeveria do të bashkëpunojë me bashkitë për të siguruar strehë për burrat dhunues.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy