Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Tiranë, në rrethana ende të paqarta.

 

Mesnatën e lënë pas, rreth orës 23:55, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi Juxhin Hamajezi, rreth 34 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

 

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se plagosja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta.

 

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy