Policia e Vlorës ka arrestuar një 27-vjeçar me iniciale B.M pasi ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në një organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.
27-vjeçari u kap në lagjen “10 Korriku” dhe u arrestua për t’u ekstraduar në Itali.
Njoftimi: Vlorë/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit". Finalizohet operacioni policor i koduar “Purpose”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. l shpallur në kërkim për pjesëmarrje në një organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vlorë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 27-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Purpose”.
Gjatë operacionit, u kap në lagjen “10 Korriku” dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar: B. R. alias B. M., 27 vjeç. Gjykata e Firences i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë. Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.



