Transportonte 12 emigrantë me “Porsche”, kapet 20-vjeçari në Korçë

Transportonte 12 emigrantë me “Porsche”, kapet 20-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës vijon të godasë rastet e transportit të emigrantëve të paligjshëm në vendin tonë. Një 20-vjeçar është arrestuar në flagrancë, teksa transportonte 12 emigrantë të paligjshëm. I riu me iniciale A.K. është ndaluar nga autoritetet në aksin rrugor Korçë-Pogradec pranë fshatit Buçimas.

Ai po udhëtonte me mjetin fuoristradë tip "Porsche" me 12 emigrantë të paligjshëm ku në këmbim të shumës 1000 euro u kishte premtuar atyre kalimin drejt vendeve të BE-së.

“Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor "Perimetri", kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy