Ngacmoi seksualisht dy të mitura/ Arrestohet 79-vjeçari në Divjakë

Ngacmoi seksualisht dy të mitura/ Arrestohet 79-vjeçari në Divjakë

Policia e Fierit ka arrestuar tre persona për vepra të ndryshme penale.

 Ndër ta dhe një të moshuar 79 vjeç, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase të mitura.

 Në pranga gjithashtu kanë rënë edhe dy persona të tjerë për dhunë ndaj familjarëve të tyre.

 DVP Fier/

Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. Xh., 56 vjeç, banues në Levan, Fier pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehrrit të tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin A. B., 37 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin S. T., 79 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase të mitura.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër shpallën në kërkim shtetasin A. J., 54 vjeç, banues në Greshicë, Mallakastër, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas tjetër, me mjet të mprehtë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy