Gjykata e Korçës ka lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” 37 vjeçarin Rodolf Merolli i akuzuar për ngacmimim seksual të së bijës 18-vjeçare.
Merolli ka thënë se ishte i dehur dhe nuk mbante mend asgjë.
“Isha i pire dhe i droguar nuk mbaj mend asgjë. Është një barrë shumë e madhe për mua. Kam qene dhe në Elbasan”, është shprehur ai.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe trupi gjykues ka vendosur ta lërë atë në qeli ndërkohë që vijojnë hetimet në ngarkim të babait pas denoncimit rrëqethës të bërë nga vajza e tij.
Kujtojme se Rodolf Merolli, 37 vjeç, nga fshati Vloçisht, u arrestua në banesë pas denoncimit të bërë nga vajza. 37-vjeçari ishte ndarë nga bashkëshortja dhe Kristina, vajza e madhe e tre fëmijëve, shkonte shpesh për ta takuar. Vajza kishte dhëtuar nga Korça në drejtim të Vloçishtit dhe ka shkuar për të vizituar babanë.
Sakaq, burimet bëjnë të ditur se babai i vajzës njihet si një person problematik dhe përdorues i lëndëve narkotike. Disa vite më parë, ai ka tentuar të vetëdigjet para Prokurorisë së Korçës. Po ashtu, 37-vjeçari ka qenë i arrestuar, pasi ka goditur edhe dy punonjës Policie. Prindërit e 18-vjeçares, ndërkohë, janë në proces divorci, ndërsa prej kohësh nuk qëndronin bashkë.



