16 vite burg për të riun shqiptar që vrau ish-policin italian

16 vite burg për të riun shqiptar që vrau ish-policin italian

"Kërkoj falje për veprën e kryer. Unë kam ardhur në Itali për të dalë në gjyq dhe të dënohem për veprimet e mia”. Këto ishin fjalët e 26-vjeçarit shqiptar Florind Marini i cili u dënua me 16 vite burg, pasi u shpall fajtor për vrasjen e ish-policit italian, Canozzi Ugo, 82-vjeç.

Marini ishte pjesë e një bande grabitësisht shqiptarë, ndërsa u futën për të vjedhur në banesën e ish policit.

Marini në bashkëpunim me dy shqiptarët e tjerë Lorenc Marini dhe Besnik Metushi, tashmë të dënuar, pasi lidhën këmbë e duar ish-policin, i shkaktuan vdekjen nga asfiksia duke i vënë sipër mbi fytyrë një jastëk. Vrasja ndodhi në 15 janar të vitit 2013, ndërsa shqiptarët morën disa bizhuteri dhe qindra euro.

Në sallën e gjyqit, nëpërmjet përkthyesit Florind Marini iu kërkoi falje familjarëve të ish-policit, për kthimin e tmerrshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy