Një person shkon i plagosur në Spitalin e Shkodrës, mister rrethanat e ngjarjes

Një person shkon i plagosur në Spitalin e Shkodrës, mister rrethanat e ngjarjes

Një person ka mbërritur në gjendje të plagosur në Spitalin Rajonal të Shkodrës mbrëmjen e së martës. Sipas informacioneve, mësohet se i plagosuri është shtetasu Pjetër Kola, nga fshati Ungrej i Lezhës. Fillimisht ai është paraqitur në qendrën shëndetësore në Vau Dejës, bashkë me dy persona ende të paidentifikuar.

Më pas, nga aty është transportuar në spitalin e Shkodrës për mjekim më të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Është ende e paqartë se cili është vendi ku është plagosur shtetasi Pjeter Kola, në zonën e Vau Dejësit apo në ndonjë zonë tjetër.

Dy personat ende të paidentifikuar, mësohet se janë larguar sapo e kanë lënë të plagosurin në urgjencën e Vaut të Dejës. Policia e Lezhës, ajo e Vau Dejësit dhe Policia e Shkodrës kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy