Aksident me pasojë një person i plagosur është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Mamurras.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Patokut, ku automjeti me drejtues shtetasin Gj.B., është përplasur me mjetin e Policisë Rrugore Lezhë.
Si pasopjë e aksidentit ka mbetur i plagosur punonjësi i policisë shtetasi A.T., i cili ka marrë dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.



