Mbi 43 mijë tonë produkte ushqimore të pasigurta bllokohen nga AKU

Mbi 43 mijë tonë produkte ushqimore të pasigurta bllokohen nga AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se gjatë muajit mars janë kryer në shkallë vendi 2903 inspektime në subjekte të ndryshme tregtare, nga drejtoritë rajonale të AKU-së dhe 6883 kontrolle në pikat e kalimit kufitar.

Sipas AKU-së, inspektorët kanë marrë 776 mostra për analiza dhe kanë kryer 1774 analiza laboratorike, për standardet dhe sigurinë ushqimore të produkteve.

Nga kontrollet e kryera, për shkeljet e konstatuara AKU ka dhënë në total 31 masa administrative gjobë, që kapin vlerën e 4.7 milionë lekëve.

AKU njoftoi se gjatë këtij muaji ka asgjësuar dhe bllokuar mbi 43 mijë tonë produkte me origjinë shtazore dhe joshtazore, pasi kanë rezultuar jashtë standardeve për konsum.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy