I vuri zjarrin një sipërfaqe toke me ullinj, arrestohet 56 vjeçari në Delvinë

I vuri zjarrin një sipërfaqe toke me ullinj, arrestohet 56 vjeçari në Delvinë

Një 56 vjeçar nga Delvina ëhstë arrestuar nga policia e Vlorës si autori i dyshuar i vënies së zjarrit një sipërfaqe toke me ullinj, në fshatin Vllahat.

Drupal Ad

 

 

 

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të grumbulluara nga Komisariati i Policisë Delvinë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Q., 56 vjeç, banues në Delvinë.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me 2300 pemë ullinj, me pronarë të ndryshëm, në fshatin Vllahat, Delvinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke ju garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy