
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari thotë se nuk i përjashton dekonspirimet në radhët e policisë gjatë operacioneve për kapjen e të shumëkërkuarve, por shtoi se do të marrin ndikimin më të ashpër.
Në konferencën për mediat ditën e sotme, ai deklaroi se rastet e dokumentuara janë ndëshkuar dhe se tradhtarët e kolegëve të tyre, do të dalin para ligjit.
Nuk e përjashtoj faktin që ka pasur dekonspirime nga policia, por rëndësi ka të provohet dhe të çohet para drejtësisë çdokush që ka dekonspiruar për kapjen e personave të shumëkërkuar. Ka pasur raste kur janë ndarë informacione të rëndësishme.
Por ka pasur përjashtim nga Policia e Shtetit dhe çuarje para drejtësisë. Nuk do ngurrojmë të çojmë para ligjit këdo që tradhton kolegët në punën e tyre.



