
Një aksident ku janë përfshirë dy automjete ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Lushnjë, në afërsi të fshatit Bishqethëm.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Golf” dhe një tjetër tip “Opel” janë përplasur me barrierat anësore të autostradës.
Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht asnjë prej katër personave që ndodheshin në dy mjetet nuk ka pësuar lëndime serioze.
Policia Rrugore ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka kryer veprimet procedurale dhe ka disiplinuar trafikun e rënduar të shkaktuar nga aksidenti.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një prej mjeteve ka kryer një manovër të gabuar parakalimi, çka ka bërë që drejtuesit e të dy automjeteve të humbnin kontrollin dhe të përplaseshin me barrierat metalike anësore.



