Dënimi i kryebashkiakut Memolla, Rrogozhina do të shkojë në zgjedhje të parakohshme (VIDEO)

Dënimi i kryebashkiakut Memolla, Rrogozhina do të shkojë në zgjedhje të parakohshme (VIDEO)

Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla është vetëdorëzuar në polici mbrëmjen e së hënës, pas dënimit me 1 vit burg nga Apeli i GJKKO për korrupsion në zgjedhje.

 

Gazetari Arsen Rusta raportoi për “MCN Live” se tashmë pritet një vendim i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe dekret i Presidentit, që bashkia e Rrogozhinës të kalojë në zgjedhje të parakohshme.

 

Prej ditës së djeshme Memolla ka humbur mandatin dhe të drejtën për të qenë aktiv, për shkak të ligjit për dekriminalizimit, ai përjashtohet përjetë nga e drejta për të qenë në garë. Një audiopërgjim i publikuar në media ku Edison Memolla komunikonte me elektriçistin ku i kërkonte mos ndërprerjen e energjisë për katër familje, për shkak se do i jepnin votën atij në garë për Partinë Socialiste.

 

Në shkallën e parë Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e dënoi kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, me 1 vit burg për “korrupsion aktiv në zgjedhje”. 

 

Në nëntor të vitit 2023, SPAK dërgoi për gjykim kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla dhe tre persona të tjerë të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe falsifikim dokumentesh.

 

Sipas SPAK, Memolla ka ndikuar tek elektriçisti Blerim Xhamani, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 mars 2022.

 

Po ashtu, Memolla ka komunikuar me Xhamanin për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, në këmbim të votës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy