
<p>Gazetarja Klodiana Lala dha disa detaje në lidhje me kontrollet e ushtruara nga BKH pak ditë më parë në një apartament zonën e Kodrës së Diellit. Lala tha se apartamenti rezulton se kontrollohej nga kryebashkiaku Veliaj dhe bashkëshortja.</p> <blockquote> <p><a href="https://www.fibank.al/individe/kredi/kredi-konsumatore/kredi-konsumatore-premium" rel="noopener noreferrer" target="_blank"><img alt="Fibank" height="100" loading="lazy" src="https://www.mcntv.al/sites/default/files/fibankv1.gif" width="300"></a><em>Mbi banesën e Veliajt është një kat që është përdorur nga aktori Gaz Paja. Aktualisht atë apartament e ka me qira një çift libanez. Gjatë përgjimeve, ky apartament ka rezultuar se përdorej nga zonja Xoxa dhe Veliaj. Sipas prokurorëve, ky apartament është në kontroll të zonjës Xoxa dhe zotit Veliaj. Apartamenti është kontrolluar, nuk ka ende rezultate çfarë ka dalë nga këto prova. Janë sekuestruar edhe celularë të tjerë. Prokuroria këmbëngul ta mbajë Veliajn në arrest me burg, sepse po dalin prova të reja dhe Veliaj duhet të qëndrojë në burg në mënyrë që të mos prishen këto prova. </em></p> </blockquote> <p> </p>



