Në kërkim për kundërshtim të policisë, vihet në pranga

Në kërkim për kundërshtim të policisë, vihet në pranga

Vihet në prangat e policisë së Vlorës një 33-vjeçar i shpallur në kërkim, i akuzuar për kundërshtim të punonjësve të policisë.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim B. A., 33 vjeç, banues në fshatin Tragjas, Vlorë. 

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësve të policisë”, pasi në muajin qershor, në ambientet e spitalit të Vlorës, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy