Pyjet në flakë/ Meta: Të neutralizohet çdo vatër zjarri

Pyjet në flakë/ Meta: Të neutralizohet çdo vatër zjarri

Teksa ditët e fundit zona të shumta pyjore të Shqipërisë po digjen, Presidenti i Republikës, Ilir Meta është i shqetësuar për këtë situatë.

Me anë të një reagimi për mediat, ai kërkoi nga autoritetet që të reagojnë menjëherë me qëllim që çdo vatër të neutralizohet. Presidenti bëri thirrje që para së gjithash, të mbrohen jetët e qytetarëve.

Po ashtu, ai theksoi se duhet bërë çmos që të mbrohen nga dëmtimi pasuritë publike, kombëtare dhe private.

Reagim i Presidentit të Republikës, Ilir Meta

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim situatën aktuale të përhapjes së vatrave të zjarreve në disa qarqe të vendit.

Presidenti Meta nxit autoritetet qendrore dhe vendore për koordinimin në kohë dhe marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar çdo vatër zjarri që do të dëmtonte rëndë pasurinë publike, kombëtare dhe atë private.

Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, Presidenti Meta tërheq veçanërisht vëmendjen për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy