Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar vendimin për ndarjen e shtesave për të gjithë fëmijët 0-16 vjeç dhe të gjithë pensionistët.

Ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se nga këto mjete do të përfitojnë rreth 700 mijë persona.
Në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, Murati ka thënë se i kanë bërë përgatitjet e nevojshme edhe mjetet tashmë janë ndarë.
“Jemi duke bërë përgatitjet që të provojmë që sot gjatë ditës të bëhet ekzekutimit i shtesave për fëmijë dhe pensionet”, thuhet në njoftim.



