Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen 7 të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i moshuari ishte endacak dhe është konstatuar pa shenja jete në një banesë të pabanuar.
Kanë qenë banorë të zonës ata që e kanë gjetur trupin dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Ndërkohë, trupi i pajetë pritet të transportohet në morgun e spitalit të Korçës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.



