Tentoi të largohej me makinën që kishte vjedhur, arrestohet një person në Shkodër

Tentoi të largohej me makinën që kishte vjedhur, arrestohet një person në Shkodër

“Again” u kodua një operacion i policisë së Shkodrës gjatë të cilit u vu në pranga një person, në tentativë për t’u larguar me automjetin që sapo e kishte vjedhur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi M. Zh., për vjedhjen e automjetit të tij, mbrëmjen e djeshme, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.   

Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera u vu në pranga shtetasi A. D., 40 vjeç, banues në Shkodër.  

40-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, në tentativë për t’u larguar me automjetin e shtetasit M. Zh., të cilin sapo e kishte vjedhur në këtë lagje.  

Aktualisht vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy