Detaje të reja janë mësuar nga plagosja në Pogradec. Bëhet me dije se plagosja ka ardhur si pasojë një konflikti disavjeçar mes personave me precedentë kriminalë.
Ngjarja sot ka lidhje me atentatin e dy viteve me parë ku u qëllua drejt hotel Voloreka nderkohe qe ishte i mbushur me pushues. I plagosur djali i pronarit të hotelit, i cili u dyshua si shënjestër e atentatit të mëparshëm. Dyshimet për ditën e sotme janë se njëri nga autorët është një nga personat e përfshirë edhe në atentatin e vitit 2020. Raportohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



