Katër apartamente u dogjën tërësisht nga zjarri që përfshiu ditën e djeshme një pallat 10-katësh në Tiranë. Në pallat mungon sistemi i alarmit për zjarret, ndërkohë që banorët u kapën në befasi dhe shumë prej tyre janë evakuuar nga policia. Ekspertët thonë se dyshimet paraprake për shkakun e zjarrit është një shkëndije elektrike, por problem mbeten edhe materialet e ndërtimit të fasadës së pallatit.



