Një 23-vjeçar i cili nxiste një të mitur për të vjedhur, është vënë në prangat e policisë Tiranë.
Efektivët e komisariatit Nr. 1 finalizuan operacionin “Influenca”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi J. K., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe u proceduan në gjendje të lirë dy 13-vjeçarë dhe shtetasi Sh. M., 48 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi J. K., nxiste në mënyrë të vazhdueshme, njërin prej 13-vjeçarëve të proceduar, për të kryer vjedhje, ndërsa i mituri tjetër dhe shtetasi Sh. M. përvetësonin sendet e vjedhura.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.



