Gjykata Speciale në Hagë liron nga burgu Hysni Gucatin

Gjykata Speciale në Hagë liron nga burgu Hysni Gucatin

Gjykata Speciale tashmë ka marrë vendim për lirimin e parakohshëm të ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati nga burgu i Hagës.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku ka deklaruar për mediat në Kosovë se Gjykata Speciale ka marrë vendim për lirim me kusht ndaj Hysni Gucatit.

I pyetur nëse vendimi i njëjtë është marrë edhe për Nasim Haradinaj, ai tha se ndaj tij një tjetër vendim pritet të jepet pas dy ose tri muaj.

Ndryshe, ish-drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë prej shtatorit të vitit 2020.

Më 18 maj të vitit 2022 ata u shpallën fajtor për pengim të administrimit të drejtësisë dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Ndërsa në muajin shkurt të këtij viti Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës vendosi të ulë dënimet vetëm për tre muaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy