Tiranë/ Ashensori pëson defekt dhe bie nga kati i pestë, plagoset çifti i bashkëshortëve

Tiranë/ Ashensori pëson defekt dhe bie nga kati i pestë, plagoset çifti i bashkëshortëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në zonën e “Unazës së Re” në Tiranë, ku një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur pasi ashensori i pallatit ku ata ndodheshin, është shpëkutur nga kati i pestë në katin zero.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një pallat në rrugën “Aleksandri i Madh”, ndërsa ashensori dyshohet se ka pësuar defekt. Në ndihmë të dy të plagosurve kanë shkuar forcat zjarrëfikëse, policia dhe ambulanca, ndërsa janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.02.2023, në Unazë të Re, në rrugën "Aleksandri i Madh", ka pësuar defekt ashensori i një pallati dhe ka rënë nga kati i pestë në katin zero. Në të ndodheshin shtetasi S. K., 56 vjeç, dhe shtetasja S. K., 55 vjeçe (çift bashkëshortësh).

Në ndihmë të tyre kanë vajtur shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të ambulancës.

Si pasojë, shtetasit e lartpërmendur janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy