Sekuestrohen një arsenal armësh në Tiranë, dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale (VIDEO)

Sekuestrohen një arsenal armësh në Tiranë, dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale (VIDEO)

Policia e Tiranës ka sekuestruar një arsenal të vërtetë armësh në zonën e Yzberishtit në një operacion të madh, i cili është në vijim.

 Gjatë operacionit janë kapur armë të shumta dhe municione në një banesë në zonën e Yzberishtit, të cilat dyshohet se janë përdorur në ngjarje të rënda kriminale.

Mësohet se bëhet fjalë për mbi 20 armë të rënda, bazë e trafikut të armëve dhe vrasësve me pagesë. Mes armëve të kapura është edhe një snajper.

Në pranga ka rënë një person, e ndërsa po punohet për arrestimin e një tjetri, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy