Mësymja e SPAK ndaj resorteve të luksit/ Pula: Paratë e trafikut janë transferuar cash në Shqipëri, të verifikohen edhe bankat (VIDEO)

Mësymja e SPAK ndaj resorteve të luksit/ Pula: Paratë e trafikut janë transferuar cash në Shqipëri, të verifikohen edhe bankat (VIDEO)

 

Aksioni i fundit i SPAK ndaj një grupi të organizuar kriminal ka çuar në sekuestrimin e 266 pasurive dhe aseteve që dyshohet se kapin vlerën e rreth 150 milionë eurove.

 

Hetimet kanë zbuluar një rrjet të gjerë investimesh në sektorin e turizmit, hotelerisë dhe pasurive të paluajtshme, duke përfshirë hotele, komplekse rezidenciale dhe projekte luksoze në disa prej zonave më të shtrenjta të vendit.

 

Gazetari Besmir Pula, i ftuar në MCN Live, duke iu referuar dosjes hetimore të SPAK, ngriti dyshime se një pjesë e konsiderueshme e parave të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë transferuar në Shqipëri në formë cash dhe më pas janë investuar në ndërtimin e resorteve dhe strukturave turistike luksoze.

 

Ndoshta rrallëherë kemi parë një operacion të këtyre përmasave. 

Bëhet fjalë për një nga numrat më të lartë të aseteve të sekuestruara ndonjëherë. 

 

SPAK dyshon se grupi ka trafikuar rreth 50 ton kokainë, ndërkohë që deri tani janë dokumentuar vetëm pesë episode konkrete, që përbëjnë vetëm një pjesë të aktivitetit të dyshuar kriminal. 

 

Vetëm në episodet e zbardhura rezulton të jenë trafikuar rreth 700 kilogramë kokainë. Periudha nga 11 maji deri më 6 qershor, gjatë së cilës është evidentuar edhe një ngarkesë e dytë droge, tregon fuqinë ekonomike dhe kapacitetin e lartë organizativ të grupit.

 

Në dosje prijnë emra si Eldi Dizdari, Dritan Gjika dhe Salvator Aliu, ndaj të cilëve hetimet kanë avancuar dhe akuzat janë konsoliduar.

 

Pjesa më e madhe e investimeve të dyshuara janë përqendruar në pasuri të paluajtshme, veçanërisht në zonat bregdetare dhe në sektorin e hotelerisë, të konsideruara tradicionalisht si fusha me risk të lartë për pastrimin e parave.

 

Në listën e pasurive të sekuestruara dominojnë hotelet, strukturat turistike dhe investimet në prona me vlerë të lartë. 

 

Një tjetër element që bie në sy janë 209 llogari bankare të sekuestruara.

 

 

 

 Sipas Pulës, SPAK duhet të shtrijë hetimet edhe mbi institucionet bankare që kanë përpunuar transfertat financiare.

 

 

Ka indicie se një pjesë e konsiderueshme e parave të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë futur në Shqipëri në formë cash. 

 

Bankat dhe institucionet financiare kanë detyrimin të verifikojnë burimin e fondeve. 

 

SPAK duhet të hetojë nëse janë respektuar procedurat e kontrollit dhe pse nuk janë ngritur më herët dyshime për këto transferta. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy