Ngrica në Valbonë/ ARRSH thirrje shoferëve: Lëvizni me kujdes!

Ngrica në Valbonë/ ARRSH thirrje shoferëve: Lëvizni me kujdes!

Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të lëvizin me kujdes dhe të respektojnë të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor në aksin e Valbonës.

Ditët e fundit e gjithë zona është përfshirë nga reshjet e dëborës, ndërsa vijon puna për pastrimin e rrugës që kalon në një prej terreneve më të vështira malore.

Për të shmangur aksidentet për shkak të ngricave në rrugë, drejtuesit duhet të mos bëjnë manovra shpejtësie apo të bëjnë parakalime të shpejta dhe të gabuara.

 “Në aksin e Valbonës aktualisht punohet për zgjerimin e rrugës dhe përmirësimin e mëtejshëm të situatës nga bora, për të siguruar kushte sa më optimale për qarkullimin e mjeteve, pavarësisht se rruga kalon në një nga terrenet më të vështira malore.

Gjithsesi ju lutemi të zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor dhe të lëvizni me kujdes”, njofton ARRSH.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy