Inceneratori i Fierit, Apeli rikthen çështjen për rigjykim në Shkallë të Parë

Inceneratori i Fierit, Apeli rikthen çështjen për rigjykim në Shkallë të Parë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur vendimin për inceneratorin e Fierit, duke e rikthyer çështjen për rigjykim në Shkallë të Parë me një tjetër trup gjykuese.

NJOFTIM

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Miliana Muça (anëtare),  më datë 19.12.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 26 akti, datë 04.04.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe mbi ankimet e ankuesve/të pandehurve L.K., A.B., P.A., S.C., F.M., A.Sh., A.K., E.M., K.Z., L.D., A.D., J.Y., kundër vendimit nr. 57, datë 25.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
Prishjen e vendimit nr.57, datë 25.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe kthimin e akteve kësaj gjykate me tjetër trup gjykues. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 20 (njëzet) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy