Emri/ Bagazhin e makinës plot me thasë me kanabis, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

Emri/ Bagazhin e makinës plot me thasë me kanabis, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

Një 42-vjeçar është arrestuar pasi u kap me4 thasë me kanabis në makinën e tij me të cilën udhëtonte.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për një shtetas që po transportonte cannabis, është finalizuar operacioni policor i koduar "Sinjalizimi".

Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Durrës, në fshatin Ishëm, kanë ndaluar për kontrolle automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Marjan Kurti.

Gjatë kontrolleve, në bagazhin e këtij automjeti, u gjetën 5 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 26 kilogramë, sasi e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Marjan Kurti, 42 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy