Shiste online kartëmonedha të falsifikuara, vihet në pranga i riu/ Sekuestrohen 1200 euro

Shiste online kartëmonedha të falsifikuara, vihet në pranga i riu/ Sekuestrohen 1200 euro

“Euro post” u kodua një operacion i policisë së Tiranës me atë të Vlorës, gjatë të cilit u vu në pranga një i ri i cili reklamonte dhe shiste online, kartëmonedha euro të falsifikuara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, në bashkëpunim me DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të parave, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që reklamonte online në rrjete sociale, para të falsifikuara, me synimin për t’i shitur ato, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Euro post”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. B., 20 vjeç, banues në Vlorë.

20-vjeçari është kapur në flagrancë në momentin që do të dërgonte me postë, një pako, brenda së cilës u gjetën 300 euro të falsifikuara.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi B. B., pasi siguronte kartëmonedha euro të falsifikuara, i reklamonte dhe i shiste ato, në rrjetet sociale.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, 950 euro të falsifikuara, të cilat u sekuestruan nga Policia, së bashku me shumën e eurove që u gjet në pako.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy