
Trupi i pajetë i një të riu është gjetur sot në një kanal në Barbullush të Shkodrës. Kalimtarët kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila e identifikoi më vonë viktimën si R.B., 26 vjeç, banues në Barbullush.
Pas kqyrjes së trupit të viktimës dhe pyetjes së banorëve të zonës, policia ngriti dyshimet se i riu është mbytur në ujë, aksident që mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i pijeve alkoolike.
Sipas banorëve të zonës, 26-vjeçari nuk ka patur konflikte të hapura me persona të tjerë, por kishte probleme mendore dhe ishte përdorues alkooli.
Pritet ekspertiza e plotë mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punojnë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.



